Gjysma e Mitrovicës nesër nuk do të ketë ujë

Publikuar më:

 

Banorët e një pjese të Mitrovicës do të mbesin nesër pa ujë nga ora 10:00 deri në orën 16:00, shkruan “Jepi zë”.

Kështu njofton Kompania Ujësjellësi Rajonal Mitrovica, të cilët thonë se ndërprerja do të bëhet për shkakun e saldimit të gypit të çelikt dhe sanimin e rrjedhjes.

Njoftimi i plotë:

Si pasoj e pelcitjes se gypit kryesor transportues me diameter 700mm, neser me date: 14 korrik 2021 duke filluar nga ora 10:00 deri ne ora 16:00 do te punohet ne saldimin e gypit te qelikt dhe sanimin e rrjedhjes.

Gjate kesaj kohe pa furnizim me uje do te mbeten lokacionet e cekura me poshte: Vaganice e Ulet, Rr. “Sami Gashi”, Bair – pjesa e eperme, Frasheri i vogel dhe i madhe, Pirqi dhe Kçiqi.

Lusim konsumatoret qe te sigurojne rezerva te ujit per pije ne menyre qe mos te ndjejne mungesen e ujit. Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!

JU REKOMANDOJMË