Gjykata Speciale fton për intervistim kosovarin që në kohën e luftës ishte vetëm 6 muajsh

Publikuar më:

Musa Lekaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lekaj ka thënë se me datën 18 të këtij muaji duhet të paraqitet për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndonëse në periudhën e luftës ai ishte vetëm 6 muajsh.

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai.

Gjatë vitit të kaluar, një ftesë e tillë i kishte ardhur edhe një personi i cili në kohë lufte  ishte vetëm 8 vjeç.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.