Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pasditën e sotme në hapësirën buzë Liqenit Akumulues.
Pronari i një lokali ka qenë në shënjestër të disa personave, të cilët u munduan ta vrasin, shkruan “Jepi zë”.
Gazeta ka mësuar nga Policia se vetë pronari i lokalit e ka lajmëruar Policinë që u gjuajt nga një veturë në lëvizje.
“Jepi zë” ka siguruar pamje kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes tek restoranti dhe po merrej me rastin.
Deri tash dihet se të dyshuarit ishin me një veturë me targa.
Ndërkaq, arma me të cilën dyshohet se u krye sulmi, u hodh në Ibër.
Për këtë rast u arrestuan dy persona të cilët po mbahen si të dyshuar.