Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të portalit VOX Kosova për gjendjen e kampit Kampi Enver Zymeri, duke i cilësuar ato si manipulim dhe të pasakta.
Sipas policisë, kampi i plotëson kushtet për zhvillimin e aktiviteteve policore dhe trajnimeve, ndërsa në vitet e fundit janë realizuar 12 projekte investuese për përmirësimin e infrastrukturës.
PK theksoi se fotografitë e publikuara paraqesin vetëm hapësira të vjetra dhe jashtë përdorimit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave dhe të mbështeten në burime zyrtare.
Reagimi i plotë:







