Gjendet një burrë i vdekur në Mitrovicë, Policia po e konsideron “vdekje të dyshimtë”

Publikuar më:

Sot rreth orës 11:30, policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Shala e Bajgores’’ në Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohej për një person pa shenja jete.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete”, njofton policia.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë dhe Policia po vazhdon hetimet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.