Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu ka thënë se fitoren e parë në Prishtinë do ta arrijë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në finale.
Trepça fitoi të dielën mbrëma në “Minatori” dhe ka barazuar në 2:2 rezultatin në serinë gjysmëfinale të plejofit.
Gençoglu nuk ka ende fitore në Prishtinë.
“Avantazhi i ndeshjes në shtëpi është i jashtëzakonshëm. Tifozët në Kosovë janë të jashtëzakonshëm, sidomos Torcida. Fitoren në Prishtinë e kemi ruajtur për fund. Nëse nuk gabojmë do të jemi në finale”, ka thënë Gençoglu.






