Disa lokacione në Mitrovicë do të mbesin pa ujë gjatë ditës së sotme, për shkak të disa punimeve që do të kryejë Ujësjellësi.
Kompania ka njoftuar se ndërprerje do të ketë në Stan Tërg, në Garnizonin e FSK-së, si dhe Zhabarë e Kçiq, shkruan “Jepi zë”.
Mirëpo, sipas tyre, ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të lokalizuara.
Njoftimi i plotë:
Gjate dites se sotme, ekipi teknik do te intervenoj ne sanimin e disa rrjedhjeve dhe zavendesimeve te gypave te ujesjellesit. Me posht po cekim lokacionet ku do te kete punime:
1. Stan Terg, pelcitja e gypit te ujit. Nderprerje e ujit nga ora 10:00 gjer ne 16:00.
2. Garnizoni i FSK, pelcitja e gypit dhe sanimi i tije. Nderprerje te perkoheshme te nje pjese te rrjetit te ujit.
3. Intervenim do te kete edhe ne Zhabarë dhe Kçiq te Vogel por nderprerjet do te jene te shkurtera dhe vetem ne rrugicat ku intervenohet.