Fatbardh Rexha viziton vendpunishten e kompanisë “Ari”

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatbardh Rexha, ka vizituar sot vendpunishten e kompanisë “Ari,” ku ka zhvilluar takime me menaxhmentin dhe punëtorët e kompanisë.

Rexha u shpreh optimist për frymën pozitive dhe bindjen e punëtorëve se Bedri Hamza do të zgjidhet Kryeministër në zgjedhjet e parashikuara më 9 shkurt, shkruan Jepi zë.

“U ndjeva mirë me diskutimet që pata me menaxhmentin dhe veçanërisht me punëtorët. Kosova ka fuqi punëtore të mjaftueshme; krejt çka duhet bërë më mirë është të vlerësohen më lartë me të hyra dhe të përmirësohen kushtet e punës,” deklaroi ai.

Rexha vuri theksin te rëndësia e ndërmarrësisë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rolin që ajo luan në pozicionimin e Kosovës në rajon. Ai theksoi se me përmirësimin e kushteve të punës dhe një mbështetje më të madhe për ekonominë, Kosova mund të arrijë rezultate më të mira.

Rexha përmbylli fjalën e tij duke bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj:
• Voto – PDK131
• Voto – Bedri Hamza1
• Voto – Fatbardh Rexha69

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.