Fatbardh Rexha: Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatbardh Rexha, ka marrë pjesë së bashku me familjen e tij në një takim të organizuar për gratë në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rexha e ka cilësuar këtë iniciativë si një moment të veçantë, duke vlerësuar rolin e grave në ndërtimin e shoqërisë. “Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë,” ka theksuar ai, duke falënderuar të pranishmet për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, shkruan Jepi zë.

Në fund të postimit, Rexha ka bërë thirrje për votim, duke u kërkuar qytetarëve të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidatët e saj. Ai ka rikujtuar numrat për votim: PDK 131, Bedri Hamza 1, dhe Fatbardh Rexha 69.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.