Detin mund të mos kenë rast ta shijojnë kah fundi i verës. Ndonëse gushti u takon si muaj pushimi, vonesat në formimin e institucioneve mund t’i mbajnë deputetët larg plazheve.
Shoqëria civile thotë se prioritet duhet të jetë puna, jo pauza menjëherë pas certifikimit të rezultateve të 7 qershorit
Sipas KDI-së, 120 deputetët duhet të kenë parasysh institucionet që vazhdojnë të funksionojnë pa borde dhe mungesën e raportimeve parlamentare.
Edhe organizatat e tjera që monitorojnë punën e Kuvendit nuk e konsiderojnë të arsyeshme që parlamentarët t’i japin përparësi pushimeve.
Kuvendi ka afat 30 ditë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të bëhet me zot shtëpie, derisa qeveria 15 e presidenca 60.






