I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,ka thënë se duhet të largohet narrativa se Kosova është Serbi, pasi sipas tij, dy shtetet janë në Evropë.
“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët, dhe ajo e ardhme po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve nëntëdhjetë dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të. Për këtë rajon, shekulli i 21-të do të jetë shekulli i mundësive ekonomike, do të jetë ai në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet shtytës i rritjes për Evropën, për të gjithë kontinentin, ku do të jeni qendra e prodhimit të energjisë, IT, transporti, dhe një sërë sektorësh të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i sigurojë. Pra, realiteti është se në fund të gjithë do të jeni të lidhur gjithsesi, qoftë përmes disa nismave ekonomike rajonale, qoftë CEFTA, qoftë tregu i përbashkët rajonal, apo Ballkani i Hapur dhe së fundi në Bashkimin Europian”, ka thënë Escobar për Kurir.





