Ish-deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka ushtruar padi ndaj Vedat Xhymshitit (Vudi) për, siç pretendon ai, fyerje, shpifje dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij.
Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni Civil, përmes avokatit të tij, me kërkesë për kompensim material dhe jomaterial, përkatësisht për dëmin moral të shkaktuar nga shpifjet dhe fyerjet. Në njoftimin e tij publik, Reçica ka deklaruar:
Të dashur qytetarë,
Sot kam ushtruar padi ndaj Vedat Xhymshitit (‘Vudi’) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.
Kam besim të plotë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe se këta shpifës e kërcënues do ta marrin dënimin e merituar.”







