Sot në orët e hershme të mëngjesit është shkaktuar një aksident në fshatin Palaj te Obiliqit.
Gazeta “Jepi zë” ka arritur të sigurojë videon e alsidentit, ku shihet se përplasja ka qenë e fortë.
Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe një veturë e tipit Golf III, ndërsa në vendin e ngjarjes kishte dalur Policia e Kosovës dhe autoambulnca.
Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person nga vdekur pas këtij aksidenti, por deri tani ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel të bëhet kujdes gjatë ngasjes së automjeteve, pasi ngricat e krijuara mund të jenë të rrezikshme.