Edhe një aksident i rëndë, tani në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj – 2 të lënduar

Publikuar më:

Reshjet e shumta të borës mbrëmjen e sotme, kanë shtuar aksidentet në rrugët e Kosovës.

Një i tillë ka ndodhur edhe para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj, ku u lënduan dy persona, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se aksidenti ku janë lënduar dy persona, ka ndodhur saktësisht në fshatin Çitak.

Sipas tyre, deri tek aksidenti erdhi si pasojë e gjendjes së rrugëve të cilat janë me ngrica të mëdha.

Kujtojmë se “Jepi zë” raportoi sonte për disa aksidente edhe me të lënduar në rajonin e MItrovicës, si pasojë e kushteve atmosferike.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.