E tmerrshme: Momenti kur 46 vjeçarja goditet nga vetura teksa kalon rrugën

Publikuar më:

Një 46-vjeçare është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur përgjatë ditës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat  janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, njoftoi tutje Ahmeti.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në momentin kur e ndjera dhe një tjetër këmbësore goditen nga vetura teksa po kalonin rrugën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.