E thonë vetë KEDS-i: Faturat e energjisë do të rriten 30 deri 40 përqind

Publikuar më:

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se pritet të ketë një rritje të faturave të energjisë elektrike për 30 deri 40 për qind, në dy shqyrtimet që do t’i bëjë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka thënë Buzhala në KTV.

Ai ka treguar se aktualisht sistemi elektroenergjetik i vendit ka një xhiro rreth 300 milionë euro në vit, kostoja e kësaj krize mund të shkojë së paku 100 milionë euro shtesë. Kjo ndahet në 600 mijë konsumatorë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.