E shëmtuar: Dikush i bën rrafsh me tokë disa pisha afër Palestrës

Publikuar më:

Një gjest i shëmtuar ka ndodhur pranë Palestrës Sportive “Minatori”, ku disa pisha janë prerë dhe një tjetër është dëmtuar.

Një qytetar ka raportuar rastin në “Jepi zë”, duke thënë se përgjegjës për këtë gjë janë qendra Diakonie.

Duke analizuar fotografitë, shihet se ato pisha janë pikërisht në oborrin e kësaj qendre.

Sidoqoftë, deri tani nuk ka reaguar Komuna e Mitrovicës, ani pse ato pisha janë prej vitesh aty.

Ndryshe, këto dëme që bëhen ndaj gjelbrimit edhe ashtu të pakët në qytet, e shëmtojnë edhe më shumë Mitrovicën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.