E rëndë: Këputet lifti që bart material ndërtimor, e zë një punëtor në Mitrovicë – është në gjendje të rëndë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.


Një punëtor ka marrë plagë të rënda, shkruan “Jepi zë”. Ambulanca e ka marrë nga vendi i ngjarjes, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.


 

Dëshmitarët thonë se ka marrë goditje në kokë dhe ka pasur gjakderdhje. Siç mëson gazeta, është këputur vinçi që po barte materiale ndërtimore. Sipas dëshmitarëve, materiali ndërtimor e ka zënë një punëtor.

JU REKOMANDOJMË