E rëndë: Vdes një person nga aksidenti i sotëm në Kçiq

Publikuar më:

Sot afër mesditës ka ndodhur një aksident në Kçiq, ku një person humbi jetën nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahti, e ka konfirmuar për “Jepi zë” se një 66 vjeçar ka vdekur në spital

“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor “fsh Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, Policia thonë se hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Ndryshe, vetëm sot, kanë ndodhur tri aksidente që sollën një viktimë dhe disa të lënduar.

JU REKOMANDOJMË