E rëndë: Qëllohet me 2 plumba taksisti kosovar

Publikuar më:

Një person i moshës 32-vjeçare ka mbetur i plagosur rëndë në qendër të Prishtinës, në afërsi të Katedrales.

Pamjet që janë publikuar në ATV, tregojnë trupin e të riut të shtrirë në tokë në afërsi të një veture. Aty afër shihen edhe shumë kalimtar të rastit, e për më keq, edhe fëmijë.

Personi i plagosur raportohet të jetë taksist. Plagosja thuhet të ketë pasur si shkak një zënkë verbale paraprake.

Siç raportohet, viktima ka marrë dy plagë, njërën në këmbë dhe tjetrën në bark. Ai është duke u trajtuar në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.