E rëndë: Pindërit raportojnë të birin për sulm fizik dhe demolim të orendive shtëpiake

Publikuar më:

Një çift bashkëshortor në Podujevë, ka raportuar të birin në Polici për sulm fizik dhe për shkatërrim të orendive shtëpiake.

Çifti ka raportuar rastin në Polici të shtunën, ndërsa ka treguar se është kanosur nga i biri.

Policia është në kërkim të të dyshuarit dhe rasti po hetohet.

“Çifti bashkëshortor, viktimat kosovar kanë raportuar se djali i tyre, i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht, ka demoluar orenditë shtëpiake dhe i ka kanosur. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË