E rëndë: Një e mitur dyshohet se u dhunua për një vit rresht nga një 58-vjeçar

Publikuar më:

Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore.

Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.

Siç merr vesh Sinjali, babai i viktimës kishte denoncuar një 58-vjeçar në Polici, nën dyshimin se kishte keqpërdorur seksualisht të bijën e tij.

Një ditë më vonë, viktima u paraqit në Polici dhe deklaroi se për një kohë përreth një viti, në vende të ndryshme të Prishtinës, 58-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.