E rëndë: Në aksidentin me 16 të lënduar, morën plagë 2 gra shtatzëna dhe 5 fëmijë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Klinës.

Në mesin e 16 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna.

Burime të Klankosova.tv në Spitalin e Pejës, bëjnë të ditur se pacientët kanë lëndime të shumta, e njëra shtatzënë ka frakturë në fytyrë.

“Kanë lëndime shumë, ka shumë thyerje, është edhe një frakturë në fytyrë. Në mesin e të lënduarve janë dy shtatzëna, njëra është me frakturë në fytyrë”, është shprehur personi zyrtar në Spitalin e Pejës.

Në mesin e të lënduarve janë edhe pesë-gjashtë fëmijë, por me lëndime të rënda, ka pohuar tutje ky burim.

JU REKOMANDOJMË