E rëndë: Kosovarja 22 vjeçe lind para kohe në QKUK, dyshohet se u rrah nga burri

Publikuar më:

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së. Një grua ka lindur foshnjën e saj, para kohe.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri.

Aktualisht 22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

“Lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit. Policia ka qëndruar aty derisa është kryer lindja. Ata tani janë duke u marrë me burrin e saj. Gjendja e saj është stabile. Duhen edhe disa analiza shtesë. Kjo dyshohet se ka ardhur si pasojë e dhunës”, tha Ndrejaj.

JU REKOMANDOJMË