E rëndë: Gruaja dyshohet se piu acid, vdes në spital

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Gruaja 54-vjeçarja dyshohet se ka pirë acid klorhidrik.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ajo është gjetur nga familjarët në shtëpinë e saj në gjendje të rënduar shëndetësore, me vetëdije, por me vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Menjëherë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve që kishte pësuar, merr vesh Gazeta Sinjali.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.