Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadin të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të marrë në vendin e tij të punës.
Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për një 18 vjeçar i cili ishte punëtor i kompanisë Sela Impex, e cila e ka bazën në Nikadin të Ferizajt.
I riu sipas burimeve të Gazetës Sinjali në Emergjencës është dërguar pa shenja jete. Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.







