E pabesueshme: Koronavirusi zbraz xhaminë e madhe të Mekës

Publikuar më:

Një nga vendet e shenjta për besimtarët myslimanë që zakonisht është i mbushur me vizitorë është mbyllur përkohësisht.


Fotografi që u publikuan nga Reuters tregojnë se vendi është thuajse i braktisur për shkak të rrezikut të shpërndarjes së virusit vdekjeprurës.

Vendimi për dezinfektimin e xhamisë ka ardhur pasi qeveria në Arabinë Saudite, ndaloi qytetarët vendas që të kryenin rite fetare në këtë vend, pasi dhe më herët kishin urdhëruar ndalimin e të huajve nga e gjithë bota që vijnë e vizitojnë vendin e shenjtë.

Oborri i xhamisë është mjaft i populluar gjatë muajit kur kryhet rituali i Haxhi-t.

Deri më tani Arabia Saudite ka konfirmuar pesë raste me coronavirusin e ri.

Në botë tashmë janë mijëra të prekur nga ky virus.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.