E mitura në Mitrovicë sulmon fizikisht zyrtarin policor, shoqërohet në Polici

Publikuar më:

Zyrtarët policorë si gjatë kohës kur janë në kryerje të detyrës e edhe atëherë kur janë me rroba civile, ndodh t’i zë sherri me qytetarë, të cilët në shumë raste i ofendojnë, kërcënojnë  e sulmojnë ata.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, ku një njësi policore ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë verifikimit, një vajzë e mitur nuk nuk ka pasur mjet identifikues me vete dhe e njëjta është urdhëruar që të dalë nga vetura për kontrolle të mëtejshme.

15-vjeçarja dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

E mitura është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ajo do të hetohet në liri për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

JU REKOMANDOJMË