E FUNDIT: Defekt në Trepçë, miniera rrezikohet nga uji pasi s’ka rrymë

Publikuar më:

Defekti në një kabllo të rrymës ka paralizuar Minierën e Trepçës gjatë orëve të kësaj mbrëmje.

Madje, ende Miniera vazhdon të mos ketë rrymë, shkruan “Jepi zë”.

Nga burime brenda Minierës, Gazeta ka mësuar se një kabllo është këputur dhe kjo gjë ka sjell kaos në Minierë.

Kjo pasi horizontet janë rrezikuar nga uji, pasi nuk ka punuar sistemi i pompimit.

“Jepi zë” ka kontaktuar kryeshefin e Trepçës, Enis Abdurrahmanin, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Mësohet se tani defekti është evidentuar dhe po punohet për ta sanuar defektin. Mirëpo, rryma në Minierë nuk pritet të kthehet para orës 10:00.

JU REKOMANDOJMË