E dhimbshme: Ky është personi i aksidentuar që vdiq në fshatin Rekë të Mitrovicës

Publikuar më:

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Rekë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Jepi zë” kishte raportuar gjatë ditës së djeshme për këtë aksident ku sipas dëshmitarëve ambulanca ishte nisur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa merret vesh se i vdekuri është familjar (babai i gruas) së asambleistit të PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni.

Përmes një postimi, Preteni ka njoftuar, se i vdekuri është Nazif Zeneli.

“Të Allahut jemi dhe te Ai është kthimi!
Sot, nga një aksident trafiku, vdiq #Nazif_Zeneli, babai i bashkëshortës sime” ka shkruar Preteni.
Allahu e mëshiroftë me xhennet!

JU REKOMANDOJMË