E arrestuara në operacionin e Prokurorisë me AKI-në është punëtore e OSBE-së

Publikuar më:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh.

Insajderi merr vesh qe e njëjta punon ne OSBE.

Ajo ka disa muaj qe është nen vëzhgim të AKI-së për aktivitete të spiunazhit. E njëjta është e nacionalitetit serb.

Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.

Tutje, në njoftim shtohet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe se, në këto momente janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

JU REKOMANDOJMË