Dyshohet se u hodh një bombë në veri të Mitrovicës, një person është lënduar

Publikuar më:

Një shpërthim është dëgjuar para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Dyshohet se është hedhur një bombë, shkruan “Jepi zë”.

Siç mësohet, dyshohet se një person është lënduar.

Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë izoluar zonën.

“Jepi zë” do t’ju mbajë të informuar.

FOTO: Kossev

JU REKOMANDOJMË