Para pak çastesh dyshohet se disa hajna kanë plaçkitur një pompë të derivateve.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se dyshohet që pompa në Zhabar u bë cak i hajnave.
Ata dëshmitarë kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Aty duken edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.
Deri tash nuk dihet nëse hajnat arritën të marrin para dhe sa është shuma e tyre.
Sidoqoftë, duhet theksuar se javë e fundit janë rralluar plaçkitjet, pas një periudhe kur ishin bërë të zakonshme.