Dy persona gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë.

Sipas raportit të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në orën 06:40 ku një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë.

Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.

Ndërkaq rasti i tjetër ka ndodhur rreth orës 13:00, ku në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar.

JU REKOMANDOJMË