Dy nga të arrestuarit konfirmojnë se punojnë në institucione të sigurisë në Serbi

Publikuar më:

Ka filluar seanca fillestare ndaj katër “pelegrinëve” serbë që u arrestuan të shtunën e javës së kaluar.

Raportohet se dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë në Gjakovë, pasi iu gjetën armë të ftohta, kanë konfirmuar se punojnë në institucione serbe të sigurisë.

Pavle Kragoviq ka thënë se punon inspektor i Policisë në Kragujec të Serbisë. Ndërsa Milovan Steviq deklaroi është doktor, stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Në gjykatore për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjakovë janë edhe Branko Rakiq, i cili deklaroi se është teknik i komunikacionit dhe Nemanja Vamoviq, i cili tha se është inxhinier i pylltarisë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 07.04.2025, ka kërkuar masë paraburgimi ndaj katër serbëve, të cilët u arrestuan më 05.04.2025, në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë së Gjakovës, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtët në bashkëkryerje kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për armët, teksa gjatë kontrollit në veturën me të cilën po lëviznin u janë gjetur armë të ftohta.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B. R., N. V., P. K., M. S., të nacionalitetit serb, më datë 05.04.2025, në rr. ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për armët, posedojnë armë të ftohta dhe atë një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë, në atë mënyrë që pas ndalimit nga ana e zyrtarëve policorë për shkak se të njëjtit me automjetin e llojit ‘Toyota’ ngjyrë hiri, i cili drejtohej nga i pandehuri B. R., kishte tejkaluar shpejtësisë në zonën e kufizuar të shpejtësisë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.