Dy kosovarë ndalohen në Leposaviq, dyshohen për kalim ilegal të kufirit

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë, komuna Leposaviq.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej edhe një mashkull tjetër kosovar. Sipas dyshimeve fillestare të organeve të rendit, të dyshuarit kanë kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republika e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë e rregullt ligjore për veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

“Fsh. Koshuticë, Leposaviq / 22.02.2026 – 18:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë të drejtuar nga i dyshuari, dhe një  pasagjer të dy meshkuj kosovarë.  Të njëjtit dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republika e Kosovës. Lidhur  me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt.  “, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË