Drenicakët nuk i ndahen bixhozit: Arrestohen nga policia tre qytetarë

Publikuar më:

Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes ka arrëstuar tre persona në Skënderaj për veprën organizim te skemave piramidale dhe bigjoz të paligjshëm.

Përmes një njoftimi, Policia ka njoftuar se kjo veprimtari zhvillohej në një lokal me mbishkrim “Gjelltore”.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arritur ta identifikoj vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin “Gjellëtore” dyshohej se ishin duke organizuar lojëra fati. Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV, një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur per lojëra fati-bastore sportive.

Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar janë F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.