Drejtori i Policisë pas aksionit ku u arrestuan 16 serbë: Djemt e vajzat e atdheut triumfuan

Publikuar më:

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta përmes një postimi në Facebook është shprehur krenar për parandalimin e një sulmi famëkeq nga Policia e Kosovës, gjegjësisht ata që veprojnë në terrotorin e Gjakovës, duke arrestuar disa serbë, prej të cilëve të dyshuar edhe që kishin lidhje me sulmuesit e Banjskës, përcjell Periskopi.

Postim i plotë:
“Gjakova, djepi i kulturës, shembulli i emancipimit shoqëror, e pashoqe në dashurinë për atdheun, e pamatshme për vigjilencën e kujdesin për të ardhmen e racës sonë, krenare për atë që ishte, e përkushtuar për atë që na pret. Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.