Drejtori Egzon Jashari me 284 mijë euro pasuri, 14400 euro në bankë

Publikuar më:

Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Jashari, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.


Ai ka deklaruar tri parcela tokë dhe një shtëpi, shkruan “Jepi zë”.

Sipas deklarimit të vetë Jasharit, ai ka tokë ndërtimore në vlerë 46 mijë euro, tokë bujqësore në vlerë 38 mijë euro, tokë pyjore në vlerë 130 mijë euro dhe shtëpi në vlerë 70 mijë euro.

Në dokumentin e deklarimit, ai ka thënë se këto prona janë të prindit.

Ndërkaq në bankë, Jashari ka deklaruar se ka 4400 euro në xhirollogarinë personale, dhe 10 mijë të përbashkëta në një xhirollogari tjetër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.