“Diçka po zihet” me tenderin milionësh për rrugët në Shalën e Bajgorës: Fillimisht u tha se u anulua por tani rezulton se u pezullua pasi një kompani u ankua

Publikuar më:

Tenderi për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të Shalës së Bajgorës, i cili fillimisht u raportua si i anuluar, tashmë rezulton vetëm i pezulluar pas ankesës së një operatori ekonomik.

Investimi, me vlerë 3,290,666 euro, i shpallur nga qeverisja e kaluar e kryetarit Bedri Hamza ishte planifikuar të realizohej me mbështetjen e MMPHI dhe synonte përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e Shalës së Bajgorës.

Sipas dokumenteve zyrtare, procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar brenda afatit ligjor për shkak të vonesave, ndërsa pas rishqyrtimit teknik është konstatuar se ekzistojnë mospërputhje mes paramasës dhe projekteve ekzistuese.
Për këto arsye, Autoriteti Kontraktues kishte vendosur anulimin e procedurës së prokurimit

Dokumenti për anulimin e tenderit i datës 10.02.2026.

 

Ankesa e kompanisë “DioBEs” dhe “Eurokos”

Pas kësaj ankese, Komuna e Mitrovicës ka kthyer përgjigjen e saj duke arsyetuar vendimin për anulim të tenderit, për të cilin kishte shkruar edhe “Jepi zë” (LINKU).

Përgjegjja nga Komuna për kompaninë tenderuese:

Bëhet fjalë për një investim prej mbi 3 milionë eurosh, i bashkëfinancuar nga MMPHI, projekt i nisur në kohën e qeverisjes së kaluar të kryetarit Bedri Hamza dhe që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e Shalës së Bajgorës.

Sipas dokumenteve zyrtare nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, procedura e prokurimit për projektin që përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi është ndalur përkohësisht deri në shqyrtimin e ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit

Por sot me datë 23.02.2026 një vendim të ri që procedura e tenderimit ka shkuar në rishqyrtim në OSHP.

Pezullimi i tenderit krijon paqartësi për fatin e projektit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas shqyrtimit të ankesës. Deri atëherë, banorët e zonës mbeten në pritje të nisjes së punimeve të paralajmëruara prej kohësh.

Kujtojmë se kompania “Eurokos” është edhe kompania që kishte fituar tenderin e nderimit të urave mbi lumin Iber me procedurë të negociuar por edhe tenderë tjerë nga Qeveria e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË