Diasporë, ju që po ankoheni për bileta të shtrenjta te aeroplanit, EXFIS është një arsye

Publikuar më:

Gazetari Lavdim Hamidi ka reaguar lidhur me çmimet e larta të biletave të avionit, çështje që shpesh është ngritur nga qytetarët e diasporës që udhëtojnë drejt Kosovës.

Në një reagim publik, Hamidi ka deklaruar se një nga faktorët që mund të ndikojë në koston e biletave është furnizimi me kerozinë në aeroport, për të cilin ai thotë se mbahet nga kompania EXFIS.

Sipas tij, kjo kompani ka monopol në furnizimin me kerozinë për aeroportin dhe, sipas pretendimeve të tij, ky monopol është vazhduar edhe për një periudhë shtatëvjeçare gjatë këtij viti.

Hamidi gjithashtu ka pretenduar se kompania EXFIS është financuese e Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga kompania EXFIS apo nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me këto pretendime.

JU REKOMANDOJMË