Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë

Publikuar më:

Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka postuar një fotografi me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, Endritin.

Dervishaj shprehu admirim për Endritin, duke e cilësuar atë si një djalë shembullor për gjeneratat e reja, i cili është plotësisht i vetëdijshëm për sakrificat që po bën babai i tij në Hagë.

Ai gjithashtu theksoi se Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij po kalojnë një periudhë sfiduese për të dëshmuar pafajësinë dhe të drejtën e Kosovës për liri.

“Endriti është një djalë shembullor për gjeneratat e reja. I vetëdijshëm për sakrificat aktuale që po bën babai i tij, por edhe shumë krenar për të.

Për ne, Hashim Thaçi dhe shokët e tij po bëjnë një sakrificë të madhe për të dëshmuar pafajësinë dhe të drejtën tonë për të qenë të lirë” u shpreh ai

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.