Dardan Krasniqi kritikon vëllain e tij për deklaratën ndaj Haradinajt: Politika po i zhvesh nga vlerat

Publikuar më:

Kandidati i AAK-së për deputet, Daradan Krasniqi, pati kritika për deklaratën e vëllait të tij, Alban Krasniqi nga VV, i cili dje tha se Ramush Haradinaj po i keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore.

Dardan Krasniqi tha se ndihet krenar me të kaluarën e vëllait të tij, por se politika po e detyron të japë edhe këso deklaratash.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai tha se politika po i zhvesh njerëzit nga disa vlera, duke përfshirë edhe Alban Krasniqin, burrin e Albulena Haxhiut.

“Unë jam krenar me të kaluarën edhe të vëllait tim edhe të gjithë. Albani ka qenë ushtarë i mirë, por kjo politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlerave. Unë i kam nda rrugët me LVV-në për arsye se kam dashtë me i ru disa vlera”, tha vëllai i Alban Krasniqit.

JU REKOMANDOJMË