Një burrë ka raportuar largimin e bashkëshortes së tij paraditen e djeshme në Klinë.
Sipas ankuesit, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Njëherësh, rasti po hetohet nga organet e rendit.
“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”, thotë policia







