Blindohet salla nga policët sapo sillet në gjykatore i akuzuari Shaban Gogaj

Publikuar më:

Gjykata Themelore pritet që pas pak minutash ta shpall aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj akuzohet nga Prokuroria Themelore e Pejës për vrasjen e 29-vjeçarit nga Deçani, Agonis Tetaj, në vitin 2018.


Pak para se të fillojë procesi, Gogaj është sjellë i prangosur në sallën e gjyqit, ndërkaq shihen edhe një numër i madh i policëve të cilët po qëndrojnë brenda gjykatores, shkruan Reporteri.net.

Gogaj po akuzohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, ashtu sikurse edhe i pandehuri Isuf Cacaj.

Pas rikualifikimit të veprës penale nga prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, i akuzuari Shaban Gogaj, në seancën e 16 marsit, e ka pranuar fajësinë për veprën në fjalë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga trupi gjykues të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat sipas tij do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridik, si dhe ka vendosur që të ricaktojë prokurorin e ri për këtë lëndë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.