Bedri Hamza viziton Reçakun dhe bën thirrje për drejtësi dhe progres

Publikuar më:

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, vizitoi sot banorët e fshatit Reçak, duke kujtuar mas*krën tragjike të 15 janarit 1999, një ngjarje që mbetet një simbol i ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe një thirrje e përhershme për drejtësi.

Gjatë takimit me banorët, Hamza theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive, duke e cilësuar këtë ditë si një motiv për të vazhduar punën drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Ai trajtoi çështje të rëndësishme që prekin qytetarët, si ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe mungesa e drejtësisë, shkruan Jepi zë.

“Programi im si kandidat për kryeministër nuk është thjesht një listë premtimesh, por një platformë e qartë për zhvillim dhe drejtësi. Është një ftesë për të gjithë qytetarët që të bashkohen në ndërtimin e një Kosove më të drejtë dhe më të zhvilluar,” tha Hamza.

Në përfundim të vizitës, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë rrugëtim: “Është ftesë për t’u bashkuar që ta bëjmë Kosovën ma të mirë!”

Me këtë vizitë, Bedri Hamza riafirmoi përkushtimin e tij për drejtësi dhe zhvillim në çdo cep të vendit.

JU REKOMANDOJMË