E diela nuk kishte qenë ditë e zakonshme për banorët e fshatit Zhabar të Mitrovicës, pasi ata regjistruan disa drita të çuditshme.
Disa prej këtyre banorëve, që nuk duan të flasin me emra, patën frikë për ndonjë krijesë jashtëtokësore.
Sipas tyre, ato drita kishin formën e pjatave fluturuese, dhe u sollën mbi qiell për disa minuta. Fotografitë e dërguara në “Jepi zë”, siç besojnë ata, e tregojnë një gjë të tillë.
Lidhur me këtë shqetësim, “jepi zë” ka pyetur Policinë e Kosovës për të mësuar nëse banorët kanë paraqitur ndonjë rast. Policia thotë se nuk kanë pasur ndonjë rast të tillë.
Por, për çdo rast, “Jepi zë” mëson se disa banorë natën e mbrëmshme kishin dalur sërish nëpër fshat për të soditur qiellin dhe për të parë nëse po duken akoma ato drita.
Si i komentoni ju, këto brenda dhe pretendime? ?