Bankat e shkollës bosh në Kosovë: Mbi 30 mijë nxënës më pak se 5 vjet më parë

Publikuar më:

Bankat bosh në shkollat e Kosovës po bëhen gjithnjë e më shumë simbol i një realiteti shqetësues.

Vetëm në pesë vitet e fundit, arsimi parauniversitar ka humbur 30 mijë nxënës, ndërsa vetëm këtë vit shkollor janë regjistruar rreth 5 mijë më pak se në vitin paraprak

Në disa fshatra, mungesa e fëmijëve ka detyruar mbylljen e shkollave, ndërsa rënia e natalitetit dhe emigrimi po ndryshojnë ndjeshëm hartën demografike të Kosovës.

Antropologu Tahir Latifi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se ndryshimi në Kosovë erdhi pas luftës së fundit.

“Në Kosovë ka pasur një valë të madhe të emigrimit”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, demografi Mehdi Gashi, tha se rënia e këtij numri ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëhershme, ndërsa sipas tij, pasojat ndihen tash.

“Sipas disa parashikimeve, të cilat mund të ndryshojnë, numri i nxënësve mund të bie edhe më shumë”, tha ai në emisionin “Ora Shtatë”.
Ndërsa gazetari Vullnet Krasniqi, tha se shqetësim mbetet e ardhmja në vend, përkatësisht mënyra se si do të ndryshojë arsimi në Kosovë.

“Që sa vite është sistemi i njëjtë i arsimit, dhe normalisht ky nuk është një sistem i mirë, dhe shkolla ende nuk është diçka që fëmijët shkojnë me qejf në shkollë”, tha ai në Klan Kosova.

 

JU REKOMANDOJMË