Babushi i VV-së me shtëpi 100 mijë euro e tokë 90 mijë – aksionar në 4 biznese

Publikuar më:

Drejtori i ri i Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës, Fidan Ademi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.


Ai ka thënë se ka një shtëpi të prindit në vlerë 100 mijë euro dhe tokë, po ashtu të prindit, në vlerë prej 90 mijë eurove, shkruan “Jepi zë”.

Sipas dokumenteve të deklarimit, Ademi ka një veturë që është në emër të gruas dhe ka vlerë vetëm 6 mijë euro.

Por, çka bie në sy, është se Ademi ka aksione në katër kompani. Në njërën ka 100% të aksioneve, në një 66%, në një 45% dhe në një tjetër 50%. Vlera e tërësishme e këtyre aksioneve është 21500 euro.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.