Babai shqiptar dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

15-vjeçarja ka denoncuar babanë duke deklaruar se ka abuzuar seksualisht me të për 4 vitet e fundit. Pas kallëzimit, policia ka arrestuar 48-vjeçarin i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

JU REKOMANDOJMË